Fjala e Kryetari Gjergj Ivezaj me rastin e Kuvendit Zgjedhor te shoqates atdhetare “Malesia e Madhe” e mbajtur me 16 dhjetor 2012

Facebook Twitter Stumbleupon

Fjala e Kryetari Gjergj Ivezaj me rastin e Kuvendit Zgjedhor te shoqates atdhetare “Malesia e Madhe” e mbajtur me 16 dhjetor 2012.

Te nderuar te prenishem. I nderuari famullitari i Kishes se Shen Palit Don Fran Kolaj, e nderuara kryesi e shoqates “Malesia e Madhe” mire se keni ardhe ne kete qender te madhe fetare dhe kombtare ku sot do te mbajme Kuvendin Zgjedhor te kesaj shoqate.

Prandaj me lejoni qe ne emer te kesaj shoqate t’iu pershendes te gjithve duke iu deshirue cdo te mire ne jeten Tuaj.

Sot do te mbajme zgjedhjet e pesta te shoqates tone ku besoj dhe deshiroj te plotsohemi me antar te ri ku do te sjellin fryme dhe energji te re qe kjo shoqate te vazhdoj me punen e saje per te mire te Malesise dhe me gjere.

Shoqata atdhetare “Malesia e Madhe” mision dhe qellim te vete ka: Te ndihmoj dhe te ndikoj ne permisimin dhe avancimin politik, ekonomik, dhe social kryesisht ne Malesi e mbetyr nen Male te Zi .Te ndihmoj njerzit ne nevoje, apo sic i kemi quajte skamnoret, te ndihmoj te semurit, studentet si dhe raste tjera ne nevoje.

Per fat te keq nevojat dhe kerkesat e Malesise nuk kane ndryshue shume prej atyre te para dhjete viteve kur ne jemi formue. Koha po verteton planin e kahmotshem te atye pushteteve sllave edhe pse munde te ndrrohen dhe te quhen edhe “demokratike” qe qellimi i tyre i vetem dhe kryesor ka qene dhe eshte moszhvillimi i trojeve tona te mbetura nen administrimin e shtetit malazez pa vullmetin tone, ndryshimi i struktures demografike, asimilimi i popullates shqiptare, shperngulja e tyre qe statistika tregon se dy pjese te popullates se saje gjinden jashte si pasoje e ketyre rrethanave, si dhe kolonizimin me popullate jo shqiptare sic po nodhe tash sa vite ne Malesi.

Per te vertetue mos vullnetin politik te atije shteti karshi nesh si popull autokton ne trojet tona shekullore me se miri konstatohet me pamundesine e realizimit te kerkeses se Malesise per nje Komune si te gjitha Komunat tjera ne Male te Zi. Komune qe i plotson te gjitha kushtet me pare se shtate komuna tjera ne ate shtet.

Komune e plote per Malesi eshte kerkese minimale sepse kerkesa e drejte jo vetem e Malesise por e te gjithe popullit shqptar sot te shperndar ne 6 shtete eshte bashkimi i tyre ne nje shtet te lire etnik dhe demokratik qe i thone Shqiperi.

Prandaj duke marre per baze situaten atje, Malesia ende ka nevoje per ne, dhe ne qe e kemi leshue ate, nuk duhet te harrojme se prej kah kemi ardhe, nuk duhet te harrojme se jemi bijte e asaj Malesi dikur krenare dhe flamurtare.

Kurse sot, e perbuzur, e lodhur dhe e merzitur, ne rrezik per te ardhmen e saje si Malesi shqiptare. Qellimi i atij pushtetit eshte qe Malesia te jete multietnike qe do te thote e gjithkujte dhe e askujte, por jo Malesi shqiptare.

Pra e kemi obligim moral dhe kombetar qe ta ndihmojme Malesin per te drejta njerzore, humanitare, politike dhe kombetare qe i garantojne te drejtat nderkombtare por te neglizhuara dhe te mos realizuara nga qeveria malazeze dhe disa njerez tone te shitur ne kete pushtet.

Shoqata jone prej fillimit te veprimtarise e deri sot mbrenda kapaciteteve dhe mundesive te saj eshte mundue qe Malesise t’i vine ne ndihme me menyra te ndryshme si me protesta, peticione, shkresa, ankesa, takime dhe kerkesa nga institucinet dhe personalitete te ndryshme amerikane, europiane shqiptare dhe malazeze.

Sikurse edhe me pare gjate mandateve tjera edhe gjate ketij mandati kemi pase takime me personalitete te njohur te politikes amerikane qe jane edhe te njohur si miq te medhenje te popullit shqiptar si: Vllezrit Senator dhe Congresman Carl dhe Sander Levin, Congresmanet Eliot Angel Gary, Peters dhe te tjere, qe shoqata jone i ka perkrah edhe financiarishte ne fushata te tyre zgjedhore.

Si pergjegjeje te kerkesave tona keta politikan amerikan iu jane drejtue per shqetsime te tyre per situaten e shqiptarve nen Male te Zi institucioneve me te larta si Departmentit shtetror dhe sekretares Clinton, si dhe Kryeministrit te Malit te Zi Millo Gjukanoviq.

Gjithashtu nje delegacion ne emer te shoqatave tona ne Diaspore ne gusht 2010 ka pas takim me zyrtarin e larte te departmentit shtetror z. John Buzbi ku i jane paraqite kerkesat dhe te pa drejtat qe po u bahen shqiprave ne shtetin malazez.

Si dhe ky delegacion ka pas takime me ambasaden e shtetit shqiptare, shtetit te Kosoves dhe Malit te Zi ne Washington, ku po ashtu jane shtrue te gjitha kerkesat tona dhe iu eshte dorzue Elaborati i punuar prej experteve te ndryshem qe verteton se Malesia e meriton Komunen e Plote me pare se 7 Komuna tjera ne Male te Zi,
Shoqata jone me letra, deklarata dhe shkrime te ndryshme shume here ka kundershtue politiken e qeverise malazeze ku ne disa raste edhe jane pergjegje tue pergnjeshtrue gjoja akuzat tona te pa baza si me rastin e gazetes ne gjuhen shqipe Koha Javore.

Jemi deklarue se nuk perkrahim te ashtuquajturen“Shpija Malazeze”ne New York ku per fat te keq drejtues dhe kontributor jane edhe disa te pa ditur apo te shitur shqiptar.

Me shkrim iu jemi drejtue qarqeve shtetrore malazeze dhe opinionit te gjere ku ke mi kundershtue ligjin per ndarjen teritoriale ne Male te Zi ku Malesia parashihet pa Komune, si dhe te drejten per perdorimin e Simbolit kombetar Flamurin tone Kuq e zi ku ligji parasheh marrjes se lejes speciale nga organet kompetente per perdorimin e tije.

Me 24 Tetor 2009 ne qytetin Do Bois te Pensellvenise u zhvillue takimi i kater shoqatave dhe aktivisteve tjere te komuniteteve tona . Nga shoqatat pjesmarrse ishin: Shoqata “Malesia e Madhe”nga Detroiti, Levizja “Atdheu na Bashkon” “Shoqata Ded Gjin Luli” si dhe “Fondacioni Malesia” nga New Yorku.

Qellimi i ketije takimi ishte Uniteti i Diaspores tone per realizimin e kerkesave te drejta te Malesise si kerkesa per Komunes se Plote te saj e tjera. Si dhe ne vazhdimsi per intersa te perbashkta tonat dhe te Malesise te veprohet ne emer te ketyre shoqatave qe eshte quajte keshilli per Komunen e Plote te Malesise.

Ne emer te ketyre shoqatave dhe Diaspores tone jemi drejtue shume institucioneve nderkombtare per problemet dhe kerkesat tona, si dhe shtetit tone ame shqiptar dhe institucioneve me te larta te tije, ku kemi kerkue vlersim te larte shtetrore per heroin tone kombetar Ded Gjon Luli dhe Malesine e Tije.

Po paraqes nje paragraf qe ka te beje me kerkesen tone:

Citoj: I nderuari Kryeminister: “Ne kete kontekst, duke na kosideruar si pjese e kombit, ju lutemi pranoni propozimin tone qe krahas nderimit te shtyllave te shtetit shqiptar si I. Qemali, H. Prishtina, N. Kacori, I. Buletini, L. Gurakuqi e te tjere, te parashikoni  edhe vleresimin me dinjitetin qe e meriton te prijesit te Malsise se Madhe, heroin e popullit Ded Gjo’ Lulin, i cili me 6 prill 1911 ngriti flamurin kombetar ne Bratile te Deciqit duke i paraprire keshtu ngjarjes me madhore ne historine e re te kombit tone, shpalljes se pavaresise. Gjykojme se do t’i bente ndere kombit neqofte se ne nje nder qytetet kryesore te Shqiprise, per 100 vjetorin e pavaresise, do te ngritej nje monument per Kryengritjen e Malesise dhe prijsin e saj Ded Gjo’ Luli”.

Gjthashtu nga shteti shqiptar kemi kerkue mirnjohje per z. Pjeter Ivezaj ku rasti i te cilit me 1986 me burgosjen ne burgjet Jugosllave dhe lirimin e tije te detyrueshem nga Shtetet e Bashkuara te Amerikej bani buje te madhe nderkombetare dhe kombetare ne ate kohe e sidomos per ceshtje e Kosoves.

Meqense per kete rast ne publikim per opinjon eshte be nje leshim-gabim pa fajin e publikuesit, ku thuhet se kerkesa jone per Pjeter Iveza ka qene “Nderi I Kombit” Per hire te vertetes ne kerkesen tone qe iu eshte dergue shtetit shqiptar nuk ka qene kerkesa “Nderi Kombit” por vetem dekorim nga shteti shqiptar.

Po citoj paragrafin qe sqaron thelbin e kerkeses:

“Dy shoqatat e lartepermendura vlersojne se me rastin e jubileut gjithekombetar-100 vjetorit te Pavarsise se Shqiperise te dekorohen per kontributin patriotik edhe shqiptaret e Amerikes. Ne kete kuader propozojme qe te dekorohet Z. Pjeter Ivezaj”.

Perpos perpjekjeve ne aspektin politik dhe kombetar per t’u ndihmue Malesia dhe me gjere shoqata jone per kete periudhe kohore ka zhvillue aktivitete te ndryshme edhe shoqrore, letrare dhe kulturore.
Kemi organizue nje pritje madhshtore per lirimin e dy burgosruve politik te rastit famekeq “Fluturimi i Shqiponje” nga burgjet malazeze Kole dhe Rrok Dedvukaj.

Kemi perkujtue burgosjen dhe lirimin e 25 vjetorit te Pjeter Ivezaj nga buegjet Jugosllave.
Kurse ne aspektin letrar kemi organizue promovime librash te ndryshem.

Kemi promovue romanin “Meshira e Pameshirshe” te Shkrimtarit Fran Camaj.

Romanin “Dosja e Tmerrit” poashtu te Fran Camaj.

Romani “Vdekja e Valeve” te autorit Anton Gjuravcaj

Kemi promovue librin “Pishtaret e Lirise” te autorit Gjylafer Avdiu.

Kemi kremtue Festat Kombtare kryesisht ne Bashkpunim me Qendren dhe Kishen e Shen Palit, si dhe me qendrat dhe soqatat tjera si per rastin e fundit te kremtimit te 100 vjetorit te Pavarsise se Shqiperise.

Kurse kryetari i shoqates une Gjergj Ivezaj ka marre pjese ne mbledhjen komemorative dhe ne vorrimin e Akademik dhe Gjeneral Tome Berisha ne Malesi ku pati edhe fjale rasti.

Per kete perjudhe kohore edhe pse jemi gjinde ne kohen e krizes ekonomike prap se prap shoqata jone kuptohet cdo here me ndihmen e perkrahesve tone dhe te Malesise kemi ndihmue njerez ne nevoje dhe projekte dhe aktivitete qe ne kemi mendue se jane ne interes te Malesise dhe ceshtjes tone Kombetare.

Megjithse nuk kemi pas mundesi t’u pergjigjemi te gjitha kerkesave qe na kane ardhe.

Megjithate prej vitit 2009 e deri sot shoqata jone ka dergue dhe shpernda ne Malesi dhe me gjere ndihmat ne vijim.

Ne vitin 2009 jane ndihmue njerzit te nevoje ne Malesi me $ 12,300

Shoqates “Kosove Malesi” Martin Dreshaj per punen e tyre ne interest e Malesise dhe me gjere $2,000

Shoqates Rapsha ne Malesi per mbajtjen e Festivalit kombetar ne Vitoje $1000

Shoqates Bashkimi Kombetar nga New Yorku per pjesemarrje ne Gjirokaster $ 500

TV Boin dhe Nikolle Nikprelaj per programin e Vitit te Ri $3500

Valltarve Prane kishes se Shen Palit ne Detroit per pjesmarrje ne Gjirokaster $1,500

Shoqates Gruda ne Malesi per pjesemarrje ne Gjirokaster $1,000

Shoqates Besa e Trieshit-Nikolle Nikprelaj per kremtimin e 28 Nentorit $1,000

TV Boin nen organizimin e antarit te kryesise Malot Ivezaj ne shtepi te tije $5,000

Per Elaborat i punuar nga nje grup expertesh qe verteton qendrueshmerine ekonomike per Komune te Plote te Malesise $2,500. Elaborat qe eshte shpernda Departmentit shtetror te SH B A, shume Senatorve dhe Congresmanve Amerikan, Institucioneve te Bashkimit Europian, si dhe institucioneve me te larta shtetrore te Shqiperis, Kosoves dhe Malit te Zi.

Do te vecoja ne menyre te vecante nje aktivitet te shoqates tone per te cilin te gjithe jemi ndije mire dhe te lumtur qe patem mundesi qe ne kohe te duhur ta realizojme.

Fjala eshte per nje familje te cilen ne ate kohe e kishin kaplue problemet jo vetem te shkaktuara nga varferia, por te shumefishuara nga diskriminimi, burgosjet dhe torturat e policies malazeze qe ne menyre cnjerzore trajtoj keta dhe disa tjere me rastin famekeq “Fluturimi i Shqiponje” ne vitin 2006.

Rasti eshte i njohur per te gjithe dhe fjala eshte per familjen Berishaj ku shoqata Malesia e Madhe ia ndertoj shtepine e re e cila kushtoj $64,300, shfrytzoj rastin qe edhe nje here ne emer te shoqate dhe te gjithe atyre qe ndihmuen per te t’u them e gezofshin.

Gjithashtu shfrytzoj rastin te faleminderoj Z. Palok Vulaj qe ne ate kohe gjindej ne Malesi, qe ne emer te shoqates “Malesia e Madhe” falas menaxhoj dhe ndertoj shtepin e vllezerve Berishaj.

Vazhdoj me ndihma per shoqaten “Ded Gjon Luli” ne Malesi per kremtimin e Kryengritjes se Malesise $500

Sokol Lulgjuraj per botimin e librit te tije $1000

Anton Sinishtaj i burgosur ne aksionin “Fluturimin e Shqiponjes” $2000

Viktor Sinishtaj i burgosur ne aksionin “Fluturimin e Shqiponjes” $1000

Fahrudin Orahovac ndihme humanitare $300

Per Kremtimin e 100 vjetorit te Kryengritjes se Malesise ne Malesi $5,000

Per mos extradimin e Gjon Lucaj ne burgjet malazeze nga shteti shqiptar i akuzuar ne Aksionin “Fluturimi I Shqiponjes” $7,500

Portalit Malesia.org- Robert Ivezaj $550

Muzeut Etnografik ne Lekaj Malesi me pronar Shtjefen Ivezaj $500

Shoqates Kosove-Malesi, Martin Dreshaj per Kremtimin e I00 vjetorit te Pavarsise se Shqiperise $500

Romeo Gurakuqit- historian i njohur nga Shkodra per botimin e librit te tije te ri qe kryesisht ka te beje me historin e Malesise $500

Shoqates Artistike Ded Gjon Lulu ne Malesi per pjesmarrje ne Vlore per 100 vjetorin e Pavarsise se Shqiperise $1000
Celebrimin me rastin e marrjes “Nderi I Kombit”per Malesi i ndare nga Presidendi I Shqiperise Bujar Nishani $2,200.
Nje grup biciklistesh qe nga Bratila e Deciqit cuen Flamurin ton kombetar ne Flore, dhe ky flamur rrugetoj prej Bratilet dhe simbolikishte u dorzue ne Vloren heroike $300

Te dashur bashkatdhetar,

Keto ishin aktivitetet kryesore te shoqates atdhetare “Malesia e Madhe” per keto kater vitet e fundit te veprimtarise se saje, megjithse ka pas edhe takime dhe aktiviteta tjera por per te gjitha kerkohet nje raport me konkret dhe analize me e gjere.

Prandaj ne emer te shoqates Malesia e Madhe ndiej obligim moral t’i beje disa faleminderime per perkrahje dhe ndihme qe iu dha kesaj shoqate, ndihme pa te cilen ne si shoqate kurr nuk do kishim pas mundesi te arrijme as minimumin e ketyre ndihmave dhe aktiviteteve qe ne i kemi zhvillue.

Se pari nje faleminderim i madh shkon per qendren tone te madhe Fetare dhe Fombetare Kisha e Shen Palit, dhe udheheqsve shpirtor dhe administrativ te saj Don Anton Kqira- tash ne pension dhe famullitarit te tanishen Don Fran Kolaj.

Perkrahja e tyre nuk ka mungue dhe nuk mungon as sot. Sa per ilustrim po ceki vetem per darkat vjetore qe shoqata jone i mban per mbledhjen e fondeve. Perpos ndihmes te rregullt personale materiale te tyre Kisha e Shen Palit na kan dhan falas sallen , ushqimet dhe pijet per darke qe eashte shtrue per kontributoret e shoqates tone, si vitin e kalur nga Don Frani, si vitin me pare nga Don Antoni, per cgje nga zemra i faleminderojme shume.

Gjithashtu faleminderim i posacem shkon te kontributoret tone te shumte qe gjate te gjithe ketyre viteve na perkranen moralisht dhe materialisht pa te cilet shoqata “Malesia e Madhe” nuk do te ishte kjo shoqate qe eshte.

Per shkak te listes se gjate te kontributorve ne kete raste nuk munde t’i permendi te gjithe dhe u kerkoj ndjese, por po vecoj vetem disa prej tyre si: Pjeter Stanaj, Konzullin e nderit te shtetit shqiptar Z. Ekrem Bardha, Zef Dedivanaj, Gjon Gojani, Pashko Gjolaj, Zef Vulaj,Palok Camaj, Marash Nucullaj, Malot Ivezaj, Nikoll Toma Lulgjuraj, Mark Kola Gojcaj,Martin Nikolla Berishaj, Gjoke Pjetri Gjolaj, Prele Dedvukaj, Gjon Lulgjuraj, Fran Pjetri Ivezaj e tjere qe ndihmuan me nje shume te konsiderueshme shoqaten tone per keto vite.

Faleminderoj televizionet shqiptare te Komunitetit dhe web faqet tona ketu dhe ne Malesi qe per keto vite falas pasqyruen aktivitetet tona.

Faleminderoj shoqatat nga New Yorku: “Fondi Humanitar Malesia” shoqaten “Ded Gjon Luli” si dhe “Levizja Atdheu na Bashkon” per bashkpunimin e tyre per keto kater vite si dhe per ndihma materiale qe e ndihmuen shoqaten tone ne disa raste per aktivitete te saj.

Faleminderoj kengetarin e mirnjohur shqiptar Z. Nikolle Nikprelaj qe nga Malesia ne perkrahje te shoqates tone i dergoj 1000 Euro. Si dhe nje shoqate te komunitetit tone me emer Albanian Legasi apo Trashigimia Shqiptare me kryetar Muhamed Myftari per ndihme te shoqates “Malesia e Madhe” me $500.

Dhe se fundi nje faleminderim i sinqerte nga une si Kryetar i shoqates atdhetare“Malesia e Madhe” deri ne kete moment, shkone per antaret e Kryesine se kesaj shoqate, qe punuan pa u lodhur per keto kater vite edhe pse me sfida te ndryshme dhe jo te lehta gjate kesaj kohe. Por per fat tonin i perballuem.

Zoti ju bekofte juve ketu te prenishem, Zoti i bekofte shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Zoti i bekofte te gjithe shqiptaret me nje mirqenje, mirkuptim dhe bashkim kombetar.

Ju faleminderit.
Gjergj Ivezaj,
Kryetar I Shoqates “Malesia e Madhe
Detroit, 16 – Dhjetor -2012

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>