Me rastin e vdekjes te Tome Berishes

Facebook Twitter Stumbleupon

E nderuara familje Berishaj, te nderuar zyrtar dhe personalitete te respektuara politike dhe shtetrore te dy shteteve tona te dashura, Shqiperi dhe Kosove, te nderuar te gjithe ju te prenishem.

Me lejoni qe ne emer te shoqates atdhetare “Malesie e Madhe” qe vepron ne Michigan te Shteteve te Bashkuare te Amerikes si dhe besoj edhe te Diaspores malesore atje, nga zemra tu shprehi ngushllimet me te sinqerta duke u thene, Zoti iu dhashte force per vdekjen e nje biri te madhe dhe te shtrenjte te kesaj Malesije, patriotin, akademikun, gjeneralin, si dhe strategun e mirenjohur te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, shume i respektuari dhe sot i ndjeri Tome Beriasha.

Meqense per jeten dhe vepren e madhe te ndjerit Tome folin te tjeret , atehere une shkurtimishte do t’i ceki vetem dy perjetime te mija dhe te shume tjerve qe kane te bejne me te ndjerin Tome, qe ne si bashkvendas te Tije jemi mburre, dhe ndije shume krenar si malesor dhe si shqiptar.

Perjetimi i pare ka te beje kur Tome Berisha nga Zagrebi vinte ne Prishtine per te mbajte ligjerata studenteve shqiptar ne mungesen e kuadrove shqiptare te asaje kohe.

Mire u kujtohet te gjithe studenteve malesor, qe nuk ishin pak ne ate kohe , respekti maksimal qe shqiptaret dhe studentet e Kosoves e kishin per Baca Tome, sic e quejshin ata.

Kurse ne malesoret e ndjeshim vehten shume krenar qe Tome Berisha ishte malesor. Sjelljet e tije njerzore dhe burrerore, paraqitja dhe qendrimi i tije intelektual dhe profesional, dukja e tije me nje pashi te rralle, i cdritete mbremjet e rrugeve te Prishtines ne gjirot e njohura te asja kohe.

Kurse perjetimi i dyte ka te beje me ardhjet e shumta te Tomes ne SHBA ku pjesa e madhe e malesorve jetojne atje. Ardhja e Tomes ne mesin tone ne Diaspore gjithehere ka qene e dobishme dhe frytedhense pe ceshtjen tone kombetare e sidomos per Kosove.

Tome Berisha ndikoj shume ne organizimin e Diaspores per perkrahjen dhe ndihmen qe iu be luftes se Ushtrine Clirimtare te Kosove kundra okupatorit fashiste ne krye me Misllosheviqin, per clirim, liri, dhe pavarsi te Kosoves.

Fjala e Tomes me kerkese per t’u ndihmue Kosova peshoj rende tek malesoret dhe me gjere . Ndikim te madh ai pati edhe ne formimin e Fondit Vendlindja Thrret ne Detroit qe kryesishte perbehej prej malesorve. Fond ky qe kontriboj me afro ni million e gjyms dollar dhe mjete tjera te nevojshme dhe te domosdoshme per lufte, si dhe ne pjesemarrjen aktive te disa malesorve me pushke ne dore per clirimin e Kosoves.

Ne nje nder tubimet qe u be ne Detroit, kur Toma me disa te tjere vinte per te spjegue situaten e rende te Kosoves ne ate kohe, ai ne fillim na u drejtue me keto fjale: Vllezer dhe motra shqiptar, kombit tone i ka linde nje djale. Eshte i ivogel, por i shendosh. Kjo foshnje per t’u rritur ka nevojen tone, prandaj te gjithe duhet ta ndihmojme. Kete djale populli e ka pagezue me emer, Ushtria Clirimtare e Kosoves.

Te nderuar te prenishem, patrioti, akademiku dhe Gjenerali Tome Berisha ka be shume per ceshtjen tone kombetare, e ne vecanti per edukimin e studenteve shqiptar, si dhe per clirimin e Kosove. Prandaj te gjithe ne, sot ne diten e fundit te Tije e kemi borc t’i perulemi para arkivolit me kufome te tije dhe me gjithe shpirte t’i faleminderohemi per kontributin e madhe qe ka dhene per popullin tone.

Tome Berisha me punen e vete te pamohueshme per ceshtjen tone kombetare ka sigurur paharrueshmerin e tije ne historine tone shqiptare. Lavdi i qofte, pushofte ne paqe dhe i lehte i qofte dheu i Malesise.

Edhe nje here, familjes e te ndjerit Tomes, Juve te prenishem, Malesise mbare si dhe te gjithe bashkekombasve dhe miqve te shumte te Tije, ngushllime dhe Zoti u dhashte force. Falmd.

Tuz, 4-Mars 2012

Gjergj Ivezaj

Kryetari Shoqates Atdhetare “Malesia e Madhe”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>