Opinione/Letra

Pershendetje zotri Kryeminister,

Me vemendje i percolla takimet tuaja me kryeministrin malazez zotrin Millo Gjukanoviq dhe deklaratat e perbashketa te publikuara ne mediat shqiptare,serbe dhe ato malazeze.

Me te tregua te verteten se pak me befasoi konstatimi juaj se shqiptaret ne Mal te Zi i gezojin te gjitha drejtat nacionale e kombtare?! Une nuk e dij se ku i merrni ju ato informata dhe kush ju dezinformon me te paverteta,e pse ju politikanet shqiptar garoni njani per krye tjetrit me i thurur aq lavdata e glorifikime kryeministrit malazez dhe qeveris se tij per “meritat”e tyre te rregullimit te drejtavet per shqiptaret qe jetojin ne trojet e veta etnike ne shtetin me te ri sllav ne Evrope.

Zotri Millo Gjukanoviq tash 20 vite qendron ne krye te Malit te Zi dhe ullheq me te pa nderpre deri ne diten e sodit e nuk e dij se t` cilat te mirat jau pruni shqiptarevet etnik ne shtetin e tij qe ne duhet ti ulena ne gjuj e te falenderojim aq shume,bile pa asnje rezerve ndaj ti dhe qeveris qe aj ullheq.

Me te tregua te verteten zotri kryeminister se une si ish lideri politike i shqiptarevet nen Mal te Zi nuk pajtohem me konstatimin tuaj se shqiptaret qe jetojin ne “shtetin e Gjukanoviqit” i gezojin te gjitha drejtat,jo vetem une,por as 4 parti politike shqiptare dhe 12 OJQA,as keshilli nacional shqiptare dhe as organizatat tjera te cilat veprojin ne ate shtet.Keta qe e thoni ju zoti kryeminister,nuk e thone as obdudsmani i Malit te Zi zotri Sefko Crnovrsanin dhe as Aleksander Sasa Zekoviq hulumtuasi i shkeljes te drejtavet te njeriut,te cilet ne ato poste i ka emruar vet parlamenti i shtetit malazez.

Si more Sale po u beson me shume disa shqipfolsavet,hysmeqar,sherbtor dhe bashkepuntor te organevet shtetrore te Malit te Zi se perfaqesuasvet te vertet e te zgjedhur te popullit te cilet me vite qendruan ne burgjet serbo-malazeze-jugosllave tua me i kerkua te drejtat per shqiptaret ne ish Jugosllavi dhe me gjer.

Aresyet pse shqiptaret nuk i gezojin te gjitha drejtat si mbas mendimit tim jane keto:

1.Ne komunen e Ulqinit(85% e banuar me shqiptare) pothuaj se te gjithe prokuroret dhe gjykatesit jane sllav te shperngulur nga veriu i Malit te Zi dhe te emruar nga kuvendi republikan ne keto poste si mbas propozimit te Gjukanoviqit dhe qeveris se tij.

2.Kufiri i te miravet detare ne komunat bregdetare te banuara me serbo-malazes jane disa metra,kurese ne Ulqin dy kilometra?!

3.Qeverija e Gjukanoviqit e anuloj vendimin e kuvendit komunal te Ulqinit per emertimin e rrugavet te qytetit me emra te personalitetevet shqiptare.

4.Privatizimi i pasuris dhe i pronavet po behet pa pelqimin e qeveris vendore dhe popullates shqiptare,ku vetem kryporja ju”fal” kumbares se Gjukanoviqit me nje cmim qesharak.

5.Fakulteti i mesuasis ne gjuhen shqipe u hap ne Podgorice e jo ne Tuz ose Ulqin ku e kerkuan shqiptaret,ku si pasoj e atij vendimi ne kete vit u regjistruan vetem 8 student.

6.Simbolet tona kombtare kena te drete ti perdorim vetem ne festa private,por jo edhe ne ato shtetrore ose vendore ku shqiptaret jane shumice.

7.Ne Mal te Zi shqiptaret perbejin 7% te popullates te pergjitheshme,kurese te punsuar ne organet shtetrore vetem 0,1%.

8.Qeverija e Gjukanoviqit po refuzon qe Tuzit(14 mij banor) te jap te drejten qe te jet komune ne vehte si te gjithat tjerat ne MZ per ushtrimin e plot te pushtetit lokal,edhe ata per aresye se atje jane ne pushtet forcat shqiptare e jo ato shtetrore,kurese komuna e Podgorices u shendrua per krye natet ne Bashki(e vetmja ne MZ),vetem e vetem per te mbajtur Malesin pa kurrfar te drejtash e kompetencash me qellim te asimilimit te saj e cila po ndoll dita dites tua vendosur popullat joshqiptare ne trojet e baballarevet ton,ku sot komuna urbane e Tuzit nuk ka te drejte te shperndaj asnje truall te vetmin per ndertimin e ndonje objekti,bile as per nje nevojtore publike.

9.Ne qendren e kultures ne Tuz prej 20 te punsuarvet vetem nje flet shqip,e cila behet me qellim te asimilimit te Malesis.

10.Komuna urbane e Tuzit nuk ka kurrfar kompetencash,bile as te drejten per te emruar drejtorin e shtepis se kultures,por kjo eshte e drejte e kryetarit te komunes se Podgorices.

11.Me regjistrimin e popullates te vitit 1971 te gjithe banoret e Malesis se Madhe ishin shqiptare,kurese ne regjistrimin e fundit mbi 3000 sish u regjistruan me kombesi musliman-boshnjak,te cilet fmijt e tyre i regjistrojin dhe i shkollojin ne gjuhen serbe,kjo si pasoj e propagandes dhe politikes asimiluese te qeveris se Malit te Zi.

12.Trojet dhe tokat me pjellore me Dheun e Zi dhe rrethinat e Tuzit ne mnyre arbitrare u shkputen nga komuna e Tuzit dhe ju falen sipermarrjevet te Podgorices pa pyetur aspak banoret qe dikur ato i punonin dhe i kishin ne pronsin e tyre.

13.Ne ato troje u shperngulen dhe u vendosen mbi 680 familje muslimano-boshnjake(sllave)

me mbi 3500 banor dhe u ndrrua karta demografike e Malesis se Madhe.

14.Jo me larg se sot 30 vite Malesia do te ket fatin e Plaves dhe te Gucis,banoret e te cilavet u asimiluan pothuaj se ne tersi.

15.Pikerishte votat e shqiptarevet ishin vendimtare dhe ato qe e mundesuan pamvaresimin e Malit te Zi nga Serbija,por keta ne vend se me i falenderua ata dhe me i shperblye me do te drejta qe nuk i kan,iskenuan aksionin e ashtuquajtur”Fluturimi i shqiponjavet” me arrestimin e 18 shqiptarevet nga Malesia dhe Amerika te gjithe malesor te besimit katolike te akuzuar per terorizem dhe te lidhur me Al-Kaiden e Bin Ladenit,te cilet i rrahen,pergjaken e malltretuan ne mnyre shtazarake si dine te bejin vetem shovinistet sllav,te cilet keto metoda me shekuj i ushtruan pikerishte tua rrahur dhe munduar shqiptaret.Me rastin e burgosjes se tyre,policet malazez i perllosen simbolet tona kombtare,i shkelen me kemb,i pshtyne dhe i shkyen,kurese te arrestuarit i detyruan qe ne vend te ujit te pijne urinen e tyre.Policet malazez nuk kuresyen as pleqet,grat e fmijet e vegjel si per shembull tre pleqet si Nik Marash Ucin Dedvukaj,Vasel Pjetrin Sinishtaj dhe Martin Franin Dedvukaj te cilet menjeher mbas ketyre torturavet nga ana e policis speciale e Gjukanoviqit edhe vdiqen.

Me te tregua te verteten zoti kryeminister se nganjehere jau kam lakmi anmiqevet tone shekullor sllav ne kokforesin dhe qendresen e tyre per te mbrojtur dinjitetin e popullit te vet.Serbet e Kosoves te cilet perbejin vetem 7% te popullates te pergjitheshme nuk u pajtuan me pamvaresimin e Kosoves,por i dogjen dhe i shkatrruan ndertesat e doganavet dhe mjetet qarkulluase te nderkombtarevet dhe te gjithe policet serb u larguan nga policija

e Kosoves te cilen e ben me perkrahjen dhe ndihmen pa rezerve te shtetit serb,rezultati i te cilavet sot jane 6 pikat e Ban Ki Munit me te cilat po themelohet republika serbe e Kosoves,njesoj si ne Bosen.Kurese ne tjetren ane 1 milion e dyqin mij maqedon nuk i nenshtrohen gjalle Greqis,por bile kryeministri Georgijevski kerkon per disa qindra maqedon qe jetojin ne Greqi te drejtat e plota nacionale dhe te drejten per te ndertua kishen ortodokse maqedone ne ate shtet,bile kryeministri maqedon nuk i perfill as kerkesat e nderkombtarevet per emrin,si kusht per antarsimin ne Nato,por me kemgulje mbron dinjitetin dhe krenarin e kombit dhe shtetit te vet.

Zoti kryeminister te lutem mos u beso malazezevet aq shume se nuk jane gje me te mire se serbet e as nuk na duan me forte se ata,per aresye se mbi 90% te kriminelevet te luftes te Kosoves te cilet gjinden ne burgun nderkombtare te Hages jane malazez.`

Jam i vetdijshem se edhe Shqiperia ka minoritete e se po keni problem me kryetarin e bashkis se Himares zotrin Bollanon dhe perkrahsit e tij,por te lutem zotri Kryeminister qe te keni pak kujdes kur jepni keso deklaratash te cilat shkojin ne favor te hysmeqarevet te organevet shtetrore malazeze ne njanen ane,kurese e shkatrron subjektin politike shqiptare

ne tjetren ane,te cilin qellim mendoj se nuk e keni as ju vet.

Ju pershendes dhe ju pergezoj per arritjet tuaja ne integrimet verioatlantike-evropjane si dhe ne zhvillimet e vendit dhe prosperitetin e tij.

Lek Lulgjuraj,e-mail leklulguri@yahoo.com

12/08/2008