Pozita e Shqiptarve ne Mal te Zi me Keq Sot se Dje!!

Facebook Twitter Stumbleupon

Screen shot 2013-01-02 at 12.07.01 PM
Me vëmendje të plotë jemi duke përcjell situatën dhe rrjedhat politike shqetësuese te shqiptarëve në Mal të Zi. Ne si Diasporë edhe më parë me mënyra të ndryshme kemi shpreh pakënaqësit tona dhe ia kemi paraqit instancave kombëtare shqiptare dhe ndërkombëtare situaten jo të mirë të shqiptarve në atë shtet. Prandaj edhe në të ardhmen do të vazhdojmë dhe do të përdorim cdo mjet juridik, demokratik dhe të drejtë ndërkombëtare kundër politikës diskriminuese të Malit të Zi, deri në realizimin e të drejtave tona qytetare dhe kombëtare.. Shqiptarët në këtë shtet as në shekullin XXI nuk po arrijnë të realizojnë as minimumin e të drejtave elementare si popull autokton në tokat e tyre shekullore, të drejta këto të parapara edhe me kushtetutën e Malit te Zi dhe te garantuara me të gjitha standardet dhe konventat ndërkombëtare për popujt autokton. Kjo padrejtësi më së miri u dëshmua kohëve të fundit dhe vazhdon edhe sot, kur Parlamenti i Malit të Zi, me shumicë votash, miratoi disa ligje me të cilat drejtpërdrejtë cenohen të drejtat e shqiptarëve, popull ky autokton qe sot jeton nën administrimin e shtetit malazez. Me te drejte munde te konstatohet se shqiptarët ne Male te Zi kane pasur më shumë të drejta ligjore para disa kohe se sot.
Ja disa ligje të reja qe bien ndesh edhe me ligjet e deritashme të këtij shteti.
- Ligji për regjistrimin e popullsisë; Falë mënyrës së regjistrimit të popullsisë, që u bë në Male të Zi, me qëllime të caktuara, rezultoi se në këtë regjistrim pat më pak shqiptarë se ne regjistrimin e fundit. Realiteti konstaton të kundërtën.
- Ligji për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve; Me këtë ligj domosdo bie numri i garantuar i deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi. Me parë njësia e dytë zgjedhore, që përfshinte territorin ku kryesisht jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, jepte pesë deputetë, kurse tani tërë Mali i Zi është një njësi zgjedhore, kurse tani 3 përqindëshi është minimumi për të fituar të drejtën e hyrjes në parlament.
- Ligji mbi rendin dhe qetësinë, si dhe Ligji për simbolet kombëtare – Flamuri; Ky ligj parasheh qe për përdorimin e Flamurit Kombëtar Shqiptar nevojitet leje e posaçme nga organet kompetente te shtetit, përndryshe parashihet gjoba. Flamuri Kombëtar është simboli më dashur për çdo popull.
- Ligji mbi ndarjen territoriale ne Male të Zi, ose Ligji për komuna.Ky ligj nuk parasheh komuna te reja, do te thotë se Malësia mbetet pa Komunë të Plot.


Levizja Këto, dhe te tjera ligje janë goditje e rëndë për popullin shqiptar në ato troje. Këtij populli po iu mohohen edhe të drejtat me elementare të tije. Sa për ilustrim po cekim te drejtën per vetadministrim dhe vetëqeverisje lokale. Në shtete demokratike kërkohet vetëm plotësimi i kushteve për formimin e Komunave të reja. Malësia këto kushte i plotëson me pare se shume komuna tjera ekzistuese ne Mal te Zi. Por ne këtë raste mungon vetëm vullneti politik i qeverise malazeze.
Konstatimi i qeverise malazeze se Komuna e Malësisë nuk do te qëndronte ekonomikisht është hedhe poshtë me Elaboratin e punuar nga ekspertët shqiptarë, si dhe me Elaboratin e ish ambasadorit te Malit te Zi ne Washington Z. Miodrag Vllahoviq.
Zvarritja e mosdhënies se komunës se plotë ka për qellim realizimin e asimilimit të Malësisë, duke vazhduar ndërtimin e vendbanimeve te reja jo shqiptare, gjë që ka bërë që viteve të fundit struktura e popullatës të ndryshoje 35% ne dëm të shqiptarëve.
Sipas parimit të juristit të Austrisë, i njohur botërisht– Hans Kelzen, hierarkia e normave fillon nga Kushtetuta, marrëveshjet politike, te drejtat ndërkombëtare, si dhe nga ligjet. Kjo nënkupton që çdo ligj i nxjerrë nga Parlamenti i Malit të Zi, duhet të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe te drejtat ndërkombëtare, te parapara me Konventën Evropiane dhe te ratifikuara nga shteti malazez, ne këtë raste për ligjet e lartpërmendura.
Ligjet e reja të sipërpërmendura, të miratuara në Parlamentin e Malit te Zi, janë në kundërshtim absolut edhe me kushtetutën, aktin më të lartë juridik të atij shteti, si dhe bie ndesh plotësisht me Konventën Evropiane për Popujt Autokton, siç jemi ne shqiptaret në Mal te Zi . Prandaj këto ligje duhet tė shfuqizohen dhe te shpallen të pavlefshme, sepse janë në kundërshtim me te drejtat ndërkombëtare.
Këto ligje të miratuara, janë ligje shoviniste, asimiluese dhe diskriminuese, duke treguar edhe njëherë qartë se politika e Malit të Zi, si qëllim kryesor të saj, ka asimilimin përfundimtar dhe të plotë të shqiptarëve në Mal të Zi.
Ne si diasporë u bëjmë apel partive dhe deputetëve shqiptare, që sa më parë: – t’i dërgojnë këto ligje në gjykatat përkatëse vendore dhe ndërkombëtare;
- te bojkotojnë dhe pezullojnë pjesëmarrjen në Parlamentin malazez derisa të mos shfuqizohen ose të mos ndryshohen këto ligje;
- kryetari i Komunës Urbane të Tuzit të shpall Komunën e plotë të Malësisë.

Përndryshe do te mbeten ne histori si shërbëtorë të pushteteve sllave në dëm të interesave shqiptare. Çdo akt tjetër i marrë nga politikanët tanë do të jetë në kundërshtim të PLOTĖ më vullnetin dhe
interesat e qytetarëve të Malësisë, shqiptarëve ne Male te Zi dhe Diasporës ne përgjithësi!!!

Screen shot 2013-01-02 at 9.33.29 PM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>