Propozim- Per nderimin e prijesit te Kryengritjes se Malsise se Madhe Ded Gjo’ Luli

Facebook Twitter Stumbleupon

Shoqata “Malesia e Madhe” Detroit
Gjergj Ivezaj- Kryetar
49929 Van Dyke- Shelby Township, MI 48317
Tel, (586)524-3857 – Fax.(248)651-2024
info@malesiaemadhe.org

Detroit, 8-Maj-2012

Kryeministri i Shqiperise
Prof. Dr. Sali Berisha
Bulevardi “Deshmoret e Kombit”
Nr. 1, 1000
Tirane,Shqiperi

Propozim

Per nderimin e prijesit te Kryengritjes se Malsise se Madhe Ded Gjo’ Luli

I nderuari Kryemister Sali Berisha,

Diaspora shqiptare e Amerikes, gjate 100 viteve te veprimtarise se saj dha nje kontribut te cmuar ne fushen politike, diplomatike, letrare dhe financiare per pavaresine e Shqiperise dhe themelimin e shtetit te ri te pavarur shqiptar.

Gjithashtu, kjo diaspore, e lidhur fort me administraten amerikane, simbol i lirise boterore, dha kontribut te madh per rrezimin e murit te hekurt komunist qe e ndau kombin tone per 50 vjet. Me te njejten energji, atdhedashuri e patriotizem punuam edhe per pavaresine e Kosoves.

Me plot bindje themi se jemi krenar dhe mirenjohes autoriteteve te larta te shtetit tone shqiptare per vlersimin e larte qe i ka bere kontributit te diaspores shqiptare ne Amerike, gje qe u pasqyrua edhe ne fjalimin Tuaj z. Kryeminister ne 100 vjetorin e organizates Panshqiptare “Vatra” ne New-York. Ne gezohemi pa mase per arritjet e medha te popullit tone dhe qeverise Tuaj per integrimin ne Europe, antaresimin ne NATO, ne nismat rajonale e nderkombetare si dhe bashkepunimin e ngushte me Shtepine e Bardhe.

Diaspora shqiptare e Amerikes njesohet me programin e qeverise shqiptare per festimin me madheshti te 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise. Ne ne diaspore tashme e kemi tradite te mblidhemi bashke dhe festojme cdo vit festat kombetare, nder tjera edhe ate te kryengritjes se Malsise se Madhe 1911.

Ne kete kontekst, duke na kosideruar si pjese e kombit, ju lutemi pranoni propozimin tone qe krahas nderimit te shtyllave te shtetit shqiptar si I. Qemali, H. Prishtina, N. Kacori, I. Buletini, L. Gurakuqi e te tjere, te parashikoni edhe vleresiminin me dinjitetin qe e meriton te prijesit te Malsise se Madhe, heroin e popullit Ded Gjo’ Lulin, i cili me 6 prill 1911 ngriti flamurin kombetar ne Bratile te Deciqit duke i paraprire keshtu ngjarjes me madhore ne historine e re te kombit tone, shpalljes se pavaresise. Gjykojme se do t’i bente ndere kombit neqofte se ne nje nder qytetet kryesore te Shqiprise, per 100 vjetorin e pavaresise, do te ngritej nje momument per Kryengritjen e Malesise dhe prijsin e saj Ded Gjo’ Luli.

Ded Gjo’ Luli Krajlit Nikolla te Malit te Zi i tha: “Për mik të pranoj, për bab’ jo, kurrë. Mâ i madh â’ mbreti i Stambollit se sa ju dhe nuk e pranoj për bab’. Bab’ kam vetëm Shqipërinë.”

Me shprese se do te pelqeni dhe jetesoni propozimin tone, ju falenderojme perzemersisht dhe urojme qe 100 vjetori i pavaresise se Shqiperise te shenoje hapa te ri ne avancimim e ceshtjes gjithe-kombetare ne te gjitha fushat.

Me nderime,

Shoqata “Malesia Madhe” Detroit,           Shoqata “Ded Gjo’ Luli” Nju Jork,
Kryetar, Gjergj Ivezaj                     Kryetar, Sander Sinishtaj

Shoqata “Kastrati” Detroit           “Fondi Humanitar Malesia” Nju jork
Kryetar, Nikolle Veshti                     Kryetar, Mark Berishaj

“Atdheu na Bashkon” Nju Jork           “Shoqata e Intelektualeve” Detroit
Kryetar, Dr. Palok Camaj                     Kryetar, Nua Ivanaj

“Shoqata Dukagjini” Detroit           Shoqata “Kelmendi” Detroit
Kryetar, Nikolin Shyti                     Kryetar, Gjeke Aliaj

Cc: Presidenti Topi, K. Kuvendit Topalli, Ministri i Arsimit dhe Kultures Bumci.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>